Greqia i kërkon llogari Bushatit për rastin Kaçifas

17:05 | 31 Tetor 2018
A. B.

Zv/Ministri i Jashtëm grek Georgios Katrougalos ka telefuar Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, në lidhje me vrasjen e 35 vjeçarit Kostandinos Kaçifa.

Numri dy i diplomacisë greke ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes për vrasjen e 35 vjeçarit grek, duke thënë se Bushatit i ka kërkuar gjithashtu dhe nevojë për të bashkëpunuar për rastin.

“I theksova nevojën e bashkëpunimit, me respekt në pavarësinë e drejtësisë në të dy palët”, ka thënë Katrougalos.

Deklarata e Katrougalos është bërë gjayë një interviste në radion greke Real FM. Në Greqi gjithashtu ka nisur një hetim mbi rastin e shumëpërfolur të Kaçifas, në bazë të nenit 7 të Kodit Penal që lejon hetimet paralele kur kemi vepër penale ndaj një qytetari grek.

 

Të ngjashme