Google ADS

Greqia arreston dy agjentë maqedonas

14:38 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Dy agjentë të lartë të policisë sekrete maqedonase janë arrestuar në Selanik të Greqisë, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur akuzat për përfshirje në aferën e përgjimeve.

Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë të Lidhjes Social-Demokrate në pushtet ndërsa pritet konfirmim edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Dy të arrestuarit janë, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovsi, të cilët u kapën mbrëmë vonë, por nuk janë dhënë detaje tjera.

Ata janë të ngarkuar me akuza për shpërdorim të detyrës dhe shkatërrimin e pajisjeve me të cilat dyshohet se janë bërë përgjimet e paligjshme.

Këto akuza janë ngritur nga Prokuroria Speciale në rastin e koduar “Titanik”.

Gjykata Penale tre muaj më parë u kishte caktuar atyre masën e paraburgimit, por menjëherë pas këtij vendimi ata janë arratisur në drejtim të panjohur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme