Greqi: Tek imami në xhami gjenden armë

17:14 | 29 Mars 2017
Arbresh.info

Prokuroria e Shtetit e Greqisë ka marrë në pyetje një imam nga fshati Iliopetra, në rajonin Ksanti në verilindje të Greqisë, tek i cili policia ka gjetur dy revole dhe një pushkë gjuetie.

Ai fillimisht është arrestuar, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se ka blerë pushkën para 23 vjetësh kur leja nuk ishte e nevojshme.

Agjencia greke e lajmeve ANA njofton se imami në fjalë pas marrjes në pyetje është lëshuar në liri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme