Për shkak të erës së fuqishme, një kamion me targa të Maqedonisë është përmbysur në autostradën Komotini – Ksanti në pjesën juglindore të Greqisë, ndërsa shoferi nuk është lënduar, publikuan mediat lokale, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Aksidenti ka ndodhur natën midis të mërkurës dhe të enjtes, ndërsa që të kthehet kamioni në autostradë, fillimisht është thirrur një automjet-vinç nga Komotini, por ka qenë i vogël ndërsa më pas ka ardhur një më i madh nga qyteti grek Kavala.
“Sipas një dëshmitari okular, për pak do të përmbysej edhe një kamion i dytë i cili ishte pas të parit, ndërsa era e ngriti në dy rrota”, shkruan portali informativ “In Komotini”.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...