Një zgjidhje kompromisi për interesin e stabilitetit dhe të ardhmes së të gjithë rajonit mund të arrihet duke respektuar interesat legjitime të Serbisë.
Kështu tha Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një takim që pati në Beograd me të dërguarin special të Amerikës për dialogun, Richard Grenell në Beograd. Të dy palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejt duke parë të ardhmen, vuri në dukje Grenell.
“Vuçiq informoi të dërguarin presidencial të SHBA-ve për qëndrimin e Serbisë në lidhje me dialogun dhe pozicionin e serbëve në Kosovë”, tha presidenca.
Vuçiq theksoi përkushtimin e Serbisë për zgjidhjen e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë përmes dialogut.
“Një zgjidhje kompromisi në interes të stabilitetit dhe të ardhmes së të gjithë rajonit mund të arrihet duke respektuar interesat legjitime të Serbisë”.
Grenell tha se angazhimi i fortë i administratës së Donald Trump është që zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës dhe rritja e mundësive të tregtisë janë një pjesë kryesore për të siguruar paqen e qëndrueshme.
“Qëllimi është t’i sjellim partnerët tanë në Serbi dhe Kosovës një zgjidhje gjithëpërfshirëse për të zgjidhur pikat e konfliktit në rajon. Të dy palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejt duke parë drejt së ardhmes”, tha Grenell.
Gjatë qëndrimit në Beograd ai u takua gjithashtu me kryeministrin e Republikës së Serbisë Ana Bërnabiq.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...