Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë që Evropa nuk është dashur ta dërgojë ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.
Për gazetën serbe “Politika”, Grenell ka thënë se ShBA-ja ka arritur sukses më të madh në bashkëpunimin me të lidhur me dialogun, se sa me të tjerët.
“Evropianët nuk duhej ta çonin Hashim Thaçin në Hagë. Populli i Kosovës, nëse do që të ecën përpara, e di që ne kemi arritur progres më të madh sa ishte Thaçi president”, tha Grenell .
Ai gjatë intervistës u shpreh që nuk pret shumë nga dialogu midis dy vendeve, ndërkaq për Marrëveshjen e Uashingtonit tha se disa pjesë janë shkelur, dhe pati kritika edhe për udhëheqësinë aktuale amerikane.
“Duhet ta pyesni Bashkimin Evropian se si është situata aktuale e dialogut. Ata janë përgjegjës, sepse administrata e Bidenit ka deklaruar që nuk do që të jetë e përfshirë dhe ia ka lënë iniciativën Bashkimit Evropian”, transmeton arbresh.info.
“Nuk mendoj që është bërë diçka, por as që pres shumë. Nëse Bashkimi Evropian është në krye, ka shumë llafe e pak vepra”.
“Disa pjesë të Marrëveshjes së Uashingtonit janë shkelur, për disa pjesë të tjera ende po tentohet zbatimi i tyre, mirëpo nuk ka udhëheqësi amerikane, nuk ka presion që ato të zbatohen”, ka thënë Grenell.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...