Një ditë pasi që vizitoi Kosovën, nga ku u takua me liderët e vendit, i dërguar special i presidentit të SHBA-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Richard Grenell sapo ka arritur në Beograd.
I njejti, ka pasur një mesazh të qartë për atë se çka duan qytetarët e dy vendeve.
“Qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës dëshirojnë paqe, zhvillim ekonomik, punë dhe një jetë më të mirë për fëmijët e tyre,” tha ai.
Kjo porosi e tij që dërgoi në Beograd është postuar nga Ambasada e SHBA në llogarinë e saj në Twitter me një foto të një ambasadori amerikan në aeroportin e Beogradit.
Emisari amerikan të mërkurën vizitoi Kosovës ku u takua me zyrtarë të lartë të këtij vendi dhe me të cilët bisedoi për dialogu./Express/
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...