Gjuha dhe aktet e urrejtjes së grekëve ndaj shqiptarëve pas vrasjes së ekstremistit minoritar të dielën e kaluar në fshatin Bularat të Gjirokastrës vijojnë. Mediat greke raportojnë se ditën e sotme është shënuar një tjetër episod i pakëndshëm, ku është djegur një flamur shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në Kretë, ndërsa flamuri është djegur nga disa nxënës në Rrethimo. Nxënësit e gjimnazit hynë në ambientet e shkollës duke mbajtur në duar lart një flamur grek, ndërsa këndonin himnin kombëtar dhe dogjën një flamur shqiptar.
Gjuha e urrejtjes me thirrje anti shqiptare dhe djegia e flamurit bënë që një nxënëse shqiptare të humbte ndjenjat. Që pas vrasjes së minoritarit Kacifas në Gjirokastër, në Greqi janë zhvilluar disa protesta nga ekstremistët, ndërsa është djegur në dy raste flamuri kombëtar shqiptar. Gjithashtu dje u dha një alarm për bombë në ambasadën shqiptare në Athinë, që rezultoi fals.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...