Google ADS

Grant prej 61 milionë denarë për përmirësim të shërbimeve komunale për 12 komuna në Maqedoni

14:50 | 6 Qershor 2020
Arbresh.info

Për 12 komuna janë ndarë grant-mjete nga 60.895.919 denarë përmes Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale (MSIP), që e zbaton Ministria e Financave me mbështetje të Bankës Botërore.

Mjetet janë destinuar për 14 projekte komunale siç janë ndërtimi i shkollave, rikonstruimi i shkollave të përhershme, furnizim i pajisjeve për kopshte, furnizim i pajisjeve për kënd të fëmijëve, ndërtim dhe rikonstruim i infrastrukturës rrugore, furnizim i automjeteve profesionale dhe makina multifunksionale, informon AIM.

Shfrytëzues janë komunat Kisella Vodë, Krushevë, Qendër, Gostivar, Gjorçe Petrov, Krivogashatan, Shuto Orizare, Resnjë, Koçan, Zhelinë, Studeniçan dhe Çuçer Sandevë.

Me grantet do të përkrahet ndërtimi i shkollës në Cerovë në komunën e Zhelinës, rikonstruimi i shkollës fillore “Mite Bogoevski”, në vendin e populluar Bolno në komunën Resnjë, furnizim i pajisjes për ndërtim të këndit të fëmijëve në komunën e Shuto Orizares dhe furnizim i pajisjes për kopshtin “Pepelashka” në komunën Qendër. Në Kisella Vodë, Çuçer Sandevë dhe Studeniçan do të bëhet rikonstruimi i rrugëve lokale, ndërsa në Koçan mjetet janë destinuar për rregullimin e lumit të Koçanit. Në komunat tjera mjetet do të shfrytëzohen për furnizim të mekanizmit komunal dhe makinerive.

Përmes realizimit të këtyre projekteve interes direkt do të kenë afër 220 mijë banorë nga këto komuna.

Grant-mjetet i ndan Banka Botërore për projektet e suksesshme të realizuara paraprake përmes MSIP të komunave. Qëllimi i projekteve është përmirësimi i shërbimeve të komunave dhe kushteve për jetesë të popullatës përmes projekteve për përmirësim të infrastrukturës lokale.

 

Të ngjashme