Po ndërmerren dokumentet për të mundur të fillojnë bisedimet me përfaqësuesit e ministrive.
Kjo procedurë zgjat disa muaj, përafërsisht 3 muaj apo katër.
Në atë moment do ta kemi të protokollin e përgatitur dhe ai do të dërgohet të gjithë 29 legjislacioneve parlamentare të anëtarëve të NATO-s për t’u ratifikuar nga secili nga ato. Atëherë IRJM-ja do të thirret të merr pjesë në të gjitha mbledhjet dhe të marr pjesë në diskutimet tona. Në këtë moment do të thirreni në masën e NATO-s.
Këtë e theksoi Zv. Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller në intervistë nga Brukseli për emisionin “Top Tema”, të televizionit Telma.
Ajo theksoi se me padurim e presin atë moment të ndodhë në fillim të vitit 2019. Por, shtoi, do të duhet kohë për secilin Kuvend që të ratifikojnë dhe se do të merr pak kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Por, kjo është procesi i NATO-s dhe këtu nuk ka kushte dhe procesi zhvillohet. E di se ka procese të brendshme që duhet të zbatohen për t’u implementuar marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës. Ajo është kushti për në NATO, por e rëndësishme është se ata procese, gjithashtu, do të zbatohen për të mundur të shkojmë një hap para”, theksoi Gottemoller.
Në lidhje se a ka mospajtime të disa nga 29 shtetet anëtare të NATO-s për këtë proces, ajo konsideron se është e nevojshme që të kihet parasysh në periudhat e ndryshme dhe debatet e ndryshme.
“Kur Kroacia dhe Shqipëria u anëtarësuan në NATO në vitin 2009 ishte direkt, në vitin 2009 filluam bisedimet, në vitin 2009 gjithçka ishte mbaruar duke përshirë ratifikimet e vendeve anëtare. Kur Mali i Zi u anëtarësua në qershor të vitit të kaluar, procesi i ratifikimit zgjati rreth 18 muaj në legjislacionet e ndryshme, duke përfshirë edhe Senatin e vendit tim, në ShBA, ku duhej më pak më shumë kohë nga ajo çka parashikova.
Ajo tha se Greqia duhet të jetë anëtarja e parë që do të ratifikojë marrëveshjen për çështjen e emrit dhe të ratifikojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Në lidhje me pritjet dhe planet e NATO-s rreth referendumit për marrëveshjen me Greqinë ajo tha shpresojnë që metë vërtetë Republika e Maqedonisë të anëtarësohet në NATO si Republika e Maqedonisë Veriore, por është e qartë se të gjitha proceset duhet të mbarojnë.
“Kushtetuta juaj duhet të ndryshohet. Duhet të mbahet referendum. Këto procese duhet të ndodhin. Këtë e shohim si mundësi të madhe për shtetin tuaj. Ju jeni pranë NATO-s dhe shpresojmë se do të jeni anëtare e plotë e NATO0-s, por është qartë se ka disa përgjegjësi të brendshme të cilat duhet të kryhen që këto procese të mbarojnë’, shtoi Gottemoller.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...