Me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për zvogëlimin e ndotjes së ajrit ambiental, me iniciativë të kryetarit Arben Taravari, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Stacionin policor dhe organizatat joqeveritare, e organizon “Ditën pa makina”.
Aktiviteti do të mbahet të hënën (11.02.2019), me ç’rast do të ndalohet trafiku në pjesën qendrore të qytetit, respektivisht në rrugët e cekura në vijim:
Rruga “APJ” (rruga e Dibrës) prej në qendër deri te kryqëzimi me bulevardin Vëllezërit Gjinoski
Rruga Ilindenska (ish Boris Kidriç) prej në qendër deri te kryqëzimi me bulevardin Goce Dellçev (City Center), dhe
Rruga M.Ç.Filiposki prej te Vitamin Aga deri te kryqëzimi me rrugën Borçe Jovanoski
Mbarëvajtjen e komunikacionit gjatë realizimit të këtij aktiviteti, do ta sigurojë Stacioni policor – Gostivar.
Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe të bëhen pjesë e këtij aktiviteti senzibilizues duke shmangur shfrytëzimin e automjeteve pa ndonjë nevojë, sidomos në këtë ditë por edhe në përgjithësi./portalb
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League