Oborret e shkollave të Gostivarit sot ishin plot e përplotë me nxënës. Shkollat fillore kanë nisur mësimin me prezencë fizike edhe përskaj situatës së rënduar epidemiologjike.
Zv.ministri i arsimit dhe shkencës, Arafat Shabani, zgjodhi qytetin e tij për t’u uruar nxënësve e mësimdhënësve një vit të mbarë shkollor. Ai qëndroi te shkolla fillore “Ismail Qemali”, aty ku mësimin e ndjekin edhe fëmijët e tij. Drejtoresha e kësaj shkolle, Shpresa Useini theksoi se shkolla i ka bërë të gjitha përgatitjet paraprake dhe protokollet ndiqen me përpikmëri për fillim e vitit të ri shkollor 2021/22.
Zv.ministri Shabani tha se MASH së bashku me KSI kanë konstatuar që viti i ri shkollor të fillojë me mësim me prezencë fizike. Varësisht gjendjes epidemiologjike, mund të kalohet në mësim të kombinuar ose online.
Ai uroi që mësimi të vijojë ashtu siç ka filluar, duke i uruar nxënësit dhe stafin arsimor për suksese dhe shëndet të plotë.
Në të gjitha shkollat fillore në Komunën e Gostivarit mësimi ka filluar me prezencë fizike edhe pse autoritetet lokale së bashku me drejtorët e shkollave ditë më parë kërkuan që vitin e ri shkollor ta nisin në dy javët e para me mësim nga distanca./tvglobi
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist