Shtatzënia te të miturat mbetet të jetë problem në Gostivar. Infermieret tregojnë se në vjet, prej 10 deri në 15 është numri i adoleshenteve që mbesin shtatzëna.
Përveç vështirësive psikike nga familja, trupi i organizimit po ashtu nuk është i gatshëm te të miturat andaj edhe shtatzënia te kjo kategori mund të jetë e rrezikshme.
“Për dallim prej 20 viteve, mund të thuhet se ka numër më të vogël të grave të mitura, por ka. Në vjet numri lëviz prej 10 deri 15. Pjesa më e madhe e të miturave janë nga mosha 15 deri në moshë 17 vjet. Është problem shoqëror, por te disa ka ngelur tradita dhe në moshë më të herët martohen.”, tha Agim Jakupi i cili udhëheq me Repartin gjinekologjik dhe akusherik në Gostivar.
Numri i të adoleshenteve nëna nuk pasqyron gjendjen me shtatzëninë te të miturat për shkak se ka vajza që zgjedhin abortin, ndërsa aborti kryesisht bëhet te qytetet tjera për diskrecion./Telegrafi/
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...