Në një shkollë të Gostivarit prindërit kanë nënshkruar peticion kundër një fëmije me “Down Syndrome”.
Por për dallim nga fëmijët tjerë, që vitin shkollor e filluan dje, Ëmbla po fillon me mësim sot. Kjo për shkak se prindërit e nxënësve tjerë kanë bojkotuar mësimin, me pretekstin se Ëmbla ka qenë agresive ndaj fëmijëve të tjerë, shkruan “Klan Macedonia”.
“Për shkaqe të pengesës nga nxënësja Ëmbla Ademi në orët mësimore dhe për shkaqe të agresiviteteve, kemi sjellë vendim nga ana e prindërve që të bojkotohet mësimi nga ana e nxënësve të rregullt”, thuhet në peticionin e nisur nga ana e prindërve.
Drejtori është pyetur se a është e mundur që agresiviteti të vijë si pasojë që Ëmblës i ndërrohet klasa çdo dy javë, e madje e kanë detyruar të mësojë në një hapësirë ku ka qenë vet.
“Ne me prindërit e Ëmblës kemi rënë dakord, që Ëmbla të qarkullojë dhe të bëjë rotacion në tre klasa apo paralele që i kemi”, tha Ziadin Nuredini, drejtor i shkollës fillore “Bashkimi”.
Gazetari: Pse? Nëse është mësim inkluziv, aju duket se është normale që një nxënës të kalojë prej një klasë në klasë tjetër?
“Jo ajo nuk është normale. Për neve është një gjë e dhimbshme dhe problemi më i rëndë që e kemi. Por prap do ta përsëris takimin që e patëm me prindërit e Ëmblës, përgjegjësen, me institucionet të cilat janë adekuate për këtë ata morën qëndrim dhe kemi rënë dakord që Ëmbla të mos rrijë me një klasë”, tha Ziadin Nuredini, drejtor i shkollës fillore “Bashkimi”.
“Sot është për vajzën time dita e parë e shkollës, dje nuk ishte për shkak të kushteve. Në gjysmëvjetorin e parë mësonte në kushte të vështira në sallën e shfaqjeve. Mirëpo sot asistentja arsimore më tha që ta sjelli në klasë me fëmijët e tjerë”, shprehet Ilir Ademi, prindi i Ëmblës.
Gazetari: Drejtori na tha që keni pranuar vetë që Ëmbla t’i ndërron klasat a është e vërtetë që keni pranuar?
Ilir Ademi, prindi i Ëmblës: “Jo aspak nuk është e vërtetë. Ajo ka qenë kompromis para tre-katër viteve që pastaj të integrohet me një klasë”.
“Është mbajtur në sallën e shfaqjeve. Ne e dimë se si mund të jetë ajo e hapur dhe me një kalorifel të vogël. Kështu që ne nuk kemi qenë të pajtimit por në gjysmë vjetorin e parë ndodhi kjo dhe për atë vajza dje nuk filloi me gjysmëvjetorin e dytë pasi që mendova se do të vazhdojë të shkoj në sallën e shfaqjeve. Sot ndoshta veçmë janë vetëdisuar pak dhe më porositi asistentja arsimore që ta sjelli te klasa me fëmijët e tjerë”, shtoi Ilir Ademi, prindi i Ëmblës.
Ëmbla kishte vizituar edhe qendrën për fëmijë me nevoja të veçanta, Handimak, e drejtori, Adem Idrizi thotë se Ëmbla, asnjëherë nuk ka qenë agresive.
“Ëmbla nuk është fajtore për gjendjen e saj. Ne jemi ata që duhet të mbajmë përgjegjësi dhe duhet të kemi një ndërgjegje. Ato nënat që kanë refuzuar dhe kanë protestuar për ta përjashtuar Ëmblën nga shkolla vetëm një minutë të vendosin vetën në pozitën e Ëmblës. Kjo është një mesazh për të gjithë nënat tjera të cilat rezistojnë që fëmijët e tyre të përfshihen. Si çdo fëmijë ka vetitë e saja por përkundrazi Ëmbla por qasja ndaj saj normal që e bën edhe agresive. Por nuk është faji i saj por faji i atyre që punojnë me Ëmblën”, thotë Adem Idrizi, drejtor i “Handimak”.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...