73 vjeçari A.R. nga fshati Çajlë i Gostivarit ka ndërruar jetë këtë mëngjes në Qendrën klinike në Shkup, ku është dërguar ditën e djeshme, pasi që derisa ka qenë duke lëvizur me biçikletë është godit nga një veturë.
Sipas MPB-së, A.R. ka qenë në lëvizje me biçikletë në bulveradin “Goce Dellçev” kur është godit nga vetura “Fiat Tempra”, e drejtuar nga B.Q.(66).
Shpejtë pas aksidentit që ka ndodhur rreth orës 14, A.R. është dërguar në spitalin e Gostivarit ku janë konstatuar lëndime trupore. Gjendja e tij është përkeqësuar dhe më pas ai është dërguar për në Klinikën e Shkupit.
Ekip policor dje ka kryer ekspertizë në vendin e aksidentit, ndërsa me urdhër të prokurorit duhet të kryhet autopsi e trupit të personit të ndjerë.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare