Mungesa e teksteve shkollore, problemet me sistemin online dhe mungesa e hapësirave, ishin kryesisht kërkesat e prindërve dhe arsimtarëve në takimin me kreun e komunës Arben Taravari dhe zëvendësministrin e arsimit Arafat Shabani. Kreu i Gostivarit kërkoi nga Ministria që të shqyrtoj mundësitë për mësim me prezencë fizike.
“Ata insistojnë dhe ka ca ide që të mbahet mësim me katër nderime nga 20-25 minuta. T`iu përmbahemi gjithnjë rekomandimeve që na jep komisioni për sëmundje ngjitëse. Numrat e të infektuarve në Gostivar nuk u rritën as me hapjen e çerdheve po as me hapjen e shkollave. Nëse nuk gaboj Gostivari ka 57-58 raste aktive pra nuk kishte ndonjëfarë impakti hapja e çerdheve dhe shkollave dhe pse jo të mendojmë edhe opsione të tjera që do ishin të kënaqur edhe prindit edhe nxënësit por edhe mësimdhënësit”, tha Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.
Por disa nxënëse që erdhën për mësimin praktik në shkollën e mesme të mjekësisë, nuk mbanin as maska e as distancë.
Numri dy i Ministrisë Shabani tha se për mësimin me prezencë fizike do të vendos Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. Ai pranoi se mungesa e teksteve shkollore vërehet posaçërisht tek nxënësit shqiptarë, ndërsa shtoi se ka dyshime për keqpërdorime.
“Ka mungesë të teksteve shkollore posaçërisht tek pjesa shqiptare. Ka indikacione edhe për keqpërdorime po ato duhet organet t`i sqarojnë, ka drejtor që kanë nënshkruar që kanë pranuar tekstet shkollore por fëmijët apo unë si prind shoh që fëmija im mëson me tekstet e vjetra. Por për vitet tjera për tekstet shkollore shkohet në digjitalizim që shpresojmë në vitin e ardhshëm shkollor gjithë nxënësit në mënyrë digjitale do i marrin promet dhe tekstet shkollore duke i reviduar ato”, tha Arafat Shabani, zv.ministër i Arsimit.
Që nga fillimi i vitit shkollor në Gostivar një nxënës ka rezultuar pozitiv dhe është izoluar bashkë me prindërit.
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...