“GornaMakedonija” është spekulim medial?

16:32 | 1 Shkurt 2018
Arbresh.info

Burime diplomatike thonë për Nova Tv se termi “GornaMakedonija” që përflitet në media është spekulim me të cilën manipulohet me opinionin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky emër u shërbye nga ana e mediave në Greqi, si një propozim i pranuar nga Greqia. Më pastaj ky emër u publikua edhe në mediat maqedonase, por pa një burim të saktë, apo të besueshëm.

Përndryshe, ndërmjetësuesi Mattheë Nimetz dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, thanë se ka klimë pozitive për marrëveshje, dhe se nuk preket në idenitetin e popullsisë.

Mirëpo, ende nuk ka dalë ndonjë propozim zyrtar, edhe pse përfliten pesë propozime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme