Gordana Siljanovska për pjesën e parë të fushatës ka harxhuar 203 mijë euro

15:42 | 13 Prill 2019
Arbresh.info

Kandidatja për kryetare të shtetit Gordana Siljanovska, e cila mbështetet nga OBRM-PDUKM-ja, në pjesën e parë të fushatës parazgjedhore ka harxhuar rreth 203 mijë euro, thuhet në raportin e KSHZ-së.

Siljanovska si të ardhura ka paraqitur 203 mijë euro nga donacionet. Për këtë fushatë më shumë ka dhënë nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikollovski – 180 mijë denarë, ndërsa në listë është edhe deputeti Antonio Milloshoski, i cili ka donuar 150 mijë denarë. Ish-kryetari i Shkupit Koce Trajanovski, për fushatën e Siljanovskës ka dhënë 100 mijë denarë, përcjell telegrafi maqedoni.

Në listë janë edhe një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës, si Nada Cipusheva e cila ka dhënë 150 mijë denarë, Trajko Veljanovski 70 mijë denarë, Liljana Zaturovska 45 mijë denarë, Ane Leshkoska 130 mijë denarë.

Nga donatorët për fushatën e Siljanovskës 284 janë persona fizik dhe vetëm 2 persona juridik. Këto mjete janë harxhuar nga 26 marsi deri më 10 prill.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme