“Gordana Jankullovska është viktimë e padrejtësive dhe përndjekjeve politike të mafias së Zaevit. Jankullovska shkon në burg për automjetin e drejtuar dhe përdorur nga Zoran Zaev dhe mafia e tij dhe në të njëjtën kohë kur e njëjta qeveri shpenzon mbi 8 milionë euro për të blerë automjete të reja zyrtare”.
Ky është reagimi i parë i OBRM-PDUKM-së, pasi ish-ministrja Gordana Jankulloska, ka përfunduar në burg. Ata thonë se “Qeveria po hakmerret ndaj një profesioniste që i ka shërbyer shtetit për vite me radhë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Jankullovska është viktimë e padrejtësive të Zaevit dhe shkuarja e saj në burg është porosi e mafiozit Zaev ndaj opozitës. Derisa qeveria po hakmerret ndaj një nëne, gruaje dhe profesioniste që i ka shërbyer shtetit për vite me radhë, ende nuk ka asnjë fjalë se ku përfunduan paratë nga ryshfeti i Zoran Zaevit, ne kemi amnisti për ryshfet të dukshëm të Zaevit, euro për Vice euro për kishën, kemi heshtje të plotë për ryshfetin e ish drejtorit të FSSH-së Den Donçev, prokuroria është e heshtur në lidhje me paratë panameze dhe marrëveshjet me Zaevin për 2.000 apartamente në Tetovë, hesht për mashtrimin e depozituesve të Bankës Eurostandard dhe një numër skandalesh të tjera që ndodhin çdo ditë”.
“Ahengu i Zaevit me fatet njerëzore i shkakton shtetit, të këqija dhe dëme. Sot duhet të flasim për Jankullovskën në situatë kur kemi 40 mijë të papunë në rrugë ose kur kemi kolaps të sistemit arsimor. Zaev duhet të ketë frikë vetëm nga drejtësia që do t’i vijë pas rënies së mafias në pushtet”, thonë nga partia opozitare maqedonase.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...