Ka shumë mundësi që Goran Grujevski, ish kryeshefi I Drejtorisë së Pestë të DSK-së, të jetë fshehur në Bosnjë dhe Hercegovinë. Grujevski ka lindur në Bosnjë, meqë posedon shtetësi boshnjake.
Ish kryeshefi së bashku me Nikolla Boshkovski, I punësuar në DSK, 36 ditë është në kërkim, prej në momentin që Gjyqi i Apelacionit I ofroi paraburgim, për rastin ,, Target dhe Një kohë përflitej se dy të pandehurit t janë strehuar në Shqipëri, por sipas të dhënave të marra nga MPB, personat në fjalë nuk janë strehuar në shtetin fqinj.
Sipas TV 21 Grujevski ka pasur identitet tjetër me emrin, Vlladimir Vallerov, Sipas burimeve pot ë këtij mediumi, për këtë rast është informuar Interpoli I cili duhet të merr masa sa I takon dy identiteve , ndërkaq bëhet fjalë për nje person dhe ai është Grujevski. Urdhër arresti ndërkombëtar për dy personat në kërkim është nënshkruar më datë 26 qershor, në kohën kur policia nuk arriti t’i arrestojë .
Ekipe të policies, të akuzuarit I kërkonin nëpër adresa ku kanë paraqitur vendbanimin e tyre, ne lokacione të shumta në Shkup, Veles dhe Ohër , por pa sukses.Në fillim Grujevskit dhe Boshkovskit iu morrën dokumentet e udhëtimit , ndërkaq largimi I tyre nga shteti është realizuar në mënyrë ilegale.Ata ilegalisht nuk kanë pasur mundësi të kalojnë nëpër Serbi dhe Shqipëri, ku mund të kalojnë vetëm me letërnjoftim, meqë në kalimet ndërkufitare ka urdhër të njëjtët të ndalohen për çdo tentim të tyre për dalje nga shteti ku jetojnë. Paraburgim për të pandehurit Gjyqi I Apelacionit më datë 18 korrik kërrkoi paraburgim për të pandehurit , ndërkaq personat e akuzuar nuk ishin nën pranga , meqë përfituan hapësirë të ankohen para Gjykatës Supreme.
Grujevski akuzohet për veprat penale: ,, Bashkëpunim kriminal,, Keqpërdorim I pozitës zyrtare dhe autorizim,,, ,, Faksifikim I dokumentacionit zyrtar,,, ndërkaq Nikolla Boshkoski akuzohet për veprën penale; ,, Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar si dhe ,, Faksifikim të dokumentacionit zyrtar,,.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...