Google ADS

Goran Grujevski do të gjykohet në mungesë

13:11 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Pas katër muajve shtyrje, filloi gjykimi i lëndës “Thesari”.I akuzuari Goran Grujevski do të gjykohet në mungesë, të akuzuarit tjerë janë Sasho Mijalkovi, drejtor i DSK-së, së bashku me Nebojsha Stajkoviq dhe Toni Jakimovski, ish shef i kabinetit të DSK-së.

Këshilli i gjykatës e cila udhëheq gjyqtarja Xheneta Bektoviq, vendosi të mos e pret njoftimin nga Ministria e Drejtësisë për ekstradimin e Grujevskit, përcjell telegrafi Maqedoni

Rasti “Thesari” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ka të bëjë me përvetësimin e 862.045 euro blerje të pajisjeve për DSK-në nga jashtë shtetit. Në të gjitha seancat e deritashme ka trans-kripte të njëjta, kurse gjyqtarja Bektoviq nuk lejoi që kamera ta filmojë Mijalkovin në dhomën ku gjykohet ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme