Gjigandi botëror i internetit “Google”, në aplikimin e saj “Maps” riemërtoi Sheshin e Madh të Maqedonisë në “Sheshi Vardarska”, në Shkup, shkruan meta.mk.
Kur kërkoni kompanitë që kanë degë apo selinë në qendër të Shkupit, harta Google tregon se ku ndodhen dhe emri i lokacionit. Për navigim më të lehtë, veçanërisht për turistët, emrat e vendndodhjes jepen në gjuhën maqedonase dhe angleze, transmeton arbresh.info.
Vitin e kaluar, në korrik, “Google” u mundësoi përdoruesve të ndajnë dhe të redaktojnë vendndodhjet në mënyrë që ata të mund të përmirësonin aplikacionin “Maps” dhe ata mund të shënonin faqet e pashënuara. Megjithatë, vendet nuk shfaqen në hartë automatikisht, por presin që harta të verifikohen nga më shumë përdorues. Është shumë e mundshme që versioni në gjuhën angleze të Sheshit të Maqedonisë është futur nga një përdorues dhe pastaj, me verifikimin nga përdoruesit e tjerë dhe pa mbikëqyrje nga “Google”, i njëjti është gdhendur në hartën e Shkupit.
Sipas informacionit të vitit të kaluar, më shumë se një miliard njerëz përdorën “Google Maps” dhe të gjithë kishin mundësi për të redaktuar dhe kontribuar, për të ndihmuar në zhvillimin e aplikacionit./arbresh.info/
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbwshtesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën