Goditja e makinës e hedh në lumë, ndërron jetë 43-vjeçari nga Shkupi

13:36 | 3 Prill 2020
Arbresh.info

Një dyzet e tre vjeçar, banor i fshatit Glovo të Shkupit ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me makinë.

Sipas informacioneve nga MPB, dje rreth orës 19:40 është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Glovo të Shkupit, G.J. 43 vjeç pasi është goditur nga një kalimtar, ka humbur kontrollin e katërçiklit që po drejtonte dhe si pasojë është rrokullisur duke përfunduar në lumin Banjanska. Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen e 43 vjeçarit.

Policia ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorisë trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme