Sipas raportit vjetor të “Global Firepower”, që vlerëson fuqinë ushtarake të secilit shtet, Maqedonia e Veriut është në vendin e 135-të nga gjithsej 142 vende që janë vlerësuar.
Të parat në listë janë SHBA-të, të ndjekura nga Rusia, Kina dhe India.
Japonia, Koreja e Jugut, Franca, Britania e Madhe, Pakistani dhe Brazili janë gjithashtu në top dhjetë ushtritë më të forta, përcjell Tv21.
Raporti vjetor vlerëson aftësitë ushtarake të vendeve në bazë të shumëllojshmërisë së armëve dhe të fuqisë punëtore që disponojnë, vendndodhjes gjeografike, fuqisë financiare, kritere këto që përcaktojnë se cilat kombe dominojnë botën për sa i përket fuqisë ushtarake.
Në analizë vlerësohen më shumë se 50 faktorë.
Në rajon, fuqia më e madhe ushtarake është Serbia, e renditur në vendin e 61-të në botë.
Menjëherë pas Serbisë është Kroacia, e cila është në vendin e 62-të. Mali i Zi është në vendin e 132, Shqipëria 115, Kosova në vendin e 140.
Të fundit në listë janë Islanda dhe Butani.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë