Reformat rrënjësore në Gjyqësor, janë një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së re, gjë që u paralajmërua edhe nga kryeministri, Zoran Zaev, që në prezantimin e programin e punës së ekzekutivit para deputetëve kur tha se pret dorëheqjen e menjëhershme të kryeprokurorit Marko Zvërlevski.
Kjo, nga Qeveria e re shihet si pikënisje për rikthimin e besimit të humbur në Gjyqësorin e politizuar dhe të korruptuar në skajshmëri, i kritikuar jo vetëm nga brenda, por edhe nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar.
Zaev tha se kthimi i sundimit të ligjit dhe shtetit ligjor nuk ka alternativë dhe se kjo do të arrihet përmes çrrënjosjes së të gjitha dukurive negative dhe rivlerësimit të plotë të gjykatësve dhe prokurorëve.
Se gjyqësori është nën çdo nivel, flasin aferat e shumta që kanë dalë në sipërfaqe përlidhjet e këtij pushteti me politikën, si kurdisja e shumë proceseve gjyqësore, caktimi i gjyqtarëve në bazë të meritave partiake e deri në te pengesat e shumta i janë bërë Prokurorisë Speciale, një organ i ri i themeluar me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare për hetimin e dhjetëra zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera korruptive.
Ekspertët e çështjeve juridike thonë se puna e parë që duhet të bëjë Qeveria e re, është një analizë e detajuar për të detektuar të gjithë elementët që kanë çuar në rrënimin e pushtetit gjyqësor në vend.
Edhe pse dihet gjendja, edhe pse Gjyqësori është futur në baltë që besoj se nuk mund të jetë më thellë se tani, mendoj se megjithatë duhet të ketë një analizë më të detajuar. Nevojitet ndërhyrja në Prokurorinë Publike ku edhe burimi kryesor i rrënimit të sistemit. Por, deri në rregullimin e saj, duhet vepruar në mundësimin e punës së Prokurorisë Speciale dhe formimit të një departamentit të posaçëm gjyqësor për vazhdimin e punës për hetimin e aferës së dhjetëra zyrtarëve të lartë”.
“Pra, paralelisht me hetimin e tyre duhet të zhvillohen edhe reformat në pjesën tjetër të Gjyqësorit, që në fund të kemi një gjyqësor, i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të drejtësisë, e jo në shërbime të partive apo elitave të caktuara të politikës”, thotë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski.
Sipas tij që gjyqësori të jetë në nivelin e duhur, përveç ndryshimeve ligjore dhe masave tjera, nevojitet edhe ndryshim të mentalitetit në punën e gjyqtarëve, të cilët duhet të kuptojnë rolin e tyre dhe jo të veprojnë sipas urdhrave të klaneve të caktuara kriminale.
Osman Kadriu, profesor i së Drejtës Kushtetuese mbron qëndrimin se kriza politike në Maqedoni është pasojë e krizës së thellë juridike. Sipas tij, reformat duhet të jenë thelbësore, por edhe vështirë të miratohen pasi shumë ndryshime ligjore nuk mund të bëhen pa dy të tretat e votave në Kuvend, e të cilat shumica e re nuk i ka.
Në rrethana të këtilla dhe si nevojë për ndërhyrje të shpejtë, ai mendon se qeveria mund të iniciojë shkarkime aty ku nevojitet shumicë e thjeshtë përfshirë edhe prokurorin e përgjithshëm, por edhe gjykatësve më të eksponuar apo që kanë kundërshtuar apo penguar gjykimin e aferave të ndryshme.
“Që të fitohet në kohë dhe të mund të zbërthehen lëndët, mendoj se duhet të fillohet me shkarkime, por në bazë të përgjegjësisë, pra jo shkarkime politike siç mendohet nga opozita për shkak hakmarrjes politike, por jo, shkarkimet të përfshijnë gjyqtarët, ata që kanë vepruar kundër ligjit apo kanë shkelur Kushtetutën, përfshirë këtu edhe prokurorin shtetëror”, vlerëson Kadriu duke i dhënë përparësi gjykimit apo mbylljes së shumë proceseve gjyqësorë që mendohet se janë montuara e që kanë shkaktuar tensione, protesta e pakënaqësi nga më të ndryshme duke u reflektuar edhe në raportet ndëretnike.
“Ato lëndë janë bombastike, problematike e për të cilat ekzistojnë dyshime shumë të argumentuara se janë procese të montuara si rasti ‘Monstra’, ‘Brodeci’, ‘Sopoti’, ‘Kumanova’, e raste tjera”, thotë Kadriu.
Politizimi i gjyqësorit u dëshmua edhe në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit që tronditën edhe opinionin botëror. 9 personat e parë të ndaluar për pushtimin e Kuvendit dhe dhunë të ushtruar ndaj deputetëve u dënuan nga Gjykata Themelore e Shkupit vetëm me kusht, duke shkaktuar reagime të shumta në opinion. Gjendja e rëndë në sistemin gjyqësor me kërkesa për reforma urgjente është theksuar në të gjitha raportet e progresit të Komisionit Evropian.
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...