Mazhoranca dhe opozita gjykojnë njëra-tjetrën për politizim të gjyqësorit dhe mediave. Derisa Qeveria në programin e saj ka theksuar pikat në të cilat duhet bazuar për reforma në gjyqësorë dhe media, ish kryeministri Nikolla Gruevski ka deklaruar se në Maqedoni nuk ka gjyqësor të pavarur dhe aq më pak media të lira.
Deklaratat kundërthënëse të kryetarit të VMRO-së vijnë pak muaj pas largimit tij nga pushteti 10 vjeçar. Akuzat mes palëve ekspertët i konsiderojnë strategji politike. Profesori Nikolla Dujoski vlerëson se raportet ndërkombëtarë dëshmojnë se kush dhe çfarë ka bërë me gjyqësorin dhe mediat.
“Fakt është se gjyqësori është i partizuar. Kush e ka bërë këtë? Do ta vërtetojmë në mënyrë plotësuese. Ata të cilët gjykojnë për diçka për të cilën të gjithë jemi dëshmitarë se vetë drejtpërdrejtë kanë marr pjesë në cenimin e gjyqësorit dhe rrëzimin e të gjithë sistemit gjyqësor dhe të prokurorëve ndërsa sot fajësojnë të tjetër, kjo nuk do t’u shkojë për shtati. Votuesit e tyre nuk e besojnë këtë”, deklaroi profesori Nikolla Dujoski.
Dujoski sugjeron që Qeveria e cila pretendon se do të reformojë sistemin gjyqësor, të heq dorë nga ndikimi dhe punën t’ua besojë ekspertëve.
“Nuk mundet Kryeministri të bëj reforma në gjyqësorë. Nuk është në rregull dhe as e shëndetshme. Ka trupa dhe komisione si ai i Venedikut në të cilin marrin pjesë edhe persona politik si ministri i Drejtësisë, por them që përbërja dhe baza duhet t’i mbetet në duart e ekspertëve, gjykatësve, Këshillit gjyqësorë dhe jo politikanëve. Ata nuk janë pjesë e zgjidhjes së problemit”, shtoi Dujoski.
Për gjendjen e gjyqësorit dhe mediat në qeverisjen e VMRO-së, opozita kishte publikuar edhe disa biseda të përgjuara.
Sasho Mijallkov – Svetlana Kostovska
Të zgjedhim për gjykatëse ose jo?
Pse jo. Unë do të doja të më zgjidhni.
Mirë pra e kam rregulluar punën. Po!
Do të thotë duhesh të më qerasësh.
Gjithë jetën do të kem borxh.
Dragan Pavllovqi Llatas – Sasho Mijallkov
Në Kanal 5 tre herë më mirë.
Nuk e shikova në Kanal 5.
Duhet ta shesim fortë.
5 ditë do ta transmetojmë
Ka sekuenca të mira kur zvarritet për tokë.
Dragan Pavllovqi Llatas- Sasho Mijallkov
Më fal por me 2 milion euro në vit, unë do të bëj televizion.
Unë po ua zgjidh punën, po ua heq Velijën në mënyrën time.
Si pasojë e ngarkimit të sistemin gjyqësor nga politika dhe kuadrot politik, në Marrëveshjen e Përzhinës partitë me konsensus të gjerë formuan Prokurorinë Speciale Publike. Opozita kishte kërkuar një organ special të akuzës për faktin se përgjimet që i kishte në duar nuk ia besonte Prokurorisë Publike. Lidhur me ndikimin politik në sistemin gjyqësor dhe lirinë e mediave kanë rekomanduar edhe raportet ndërkombëtare. Raporti i Pribesë dhe ai i Komisioni Evropian kanë konstatuar si prioritet qeveritar reformat në gjyqësor si dhe rritjen e lirisë së mediave.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...