Google ADS

Gjykimi për Zijadin Selën, i bie të fikët të akuzuarit

21:09 | 18 Prill 2018
Arbresh.info

Nikolla Vojminovskit, të akuzuarit për tentim-vrasjen e Zijadin Selës i ra të fikët në sallën e gjykatës, raporton Shenja.

Të akuzuarit e tjerë vrapuan për ta kapur pasi po binte në tokë, ndërsa pas tij reaguan edhe policët dhe avokatët.

Vojminovski nga seancat e kaluara e njoftoi gjykatën se merr insulinë shkaku i sëmundjes së diabetit. Shkaku i gjykimit që po zgjat nga ora 10 e mëngjesit dhe shkaku i ajrit të rënduar në sallën e gjykimit e cila është përplot, Vojminovski u përkeqësua. Menjëherë erdhën ekipe të ndihmës së shpejtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme