Gjykimi për lëndën e Prokurorisë Speciale “Tanku” do të vazhdojë më 14 maj me thënien e fjalëve përfundimtare.
Në seancën e sotme e cila zgjati pothuajse gjashtë orë, mbrojtja kërkoi përjashtimin e prokurorëve të PSP.
Pas kërkesës së avokatëve të mbrojtjes për përjashtimin e prokurorëve specialë, gjykatësja Dobrilla Kacarska propozoi që të vazhdojë diskutimi me prezantimin e provave të cilat mbrojtja i kërkoi nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilat janë dorëzuar në gjykatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në fund të seancës së sotme mbrojtja tërhoqi propozimet për përjashtimin e prokurorëve, ndërsa i akuzuari Nikolla Gruevski tha se ka treguar se nuk e ka kryer veprën dhe për atë nuk është i detyruar të paraqesë mbrojtjen pasi vlerëson se nuk ka nevojë.
Në gjykatë sot të pranishëm ishin të akuzuarit Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski.
Në lëndën “Tanku” e akuzuar është edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, por procedura për të është ndarë, për shkak të shtatzënisë së rrezikuar.
Gruevski, Jankulloska dhe Poposki në këtë lëndë akuzohet për blerjen e Mercedesit luksoz në vlerë prej 600 mijë euro.
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...