Gjykimi për rrënimin e kompleksit Kosmos të investitorit Fiat Canovski “TNT” vazhdon nesër për avokatët e emëruar sipas detyrës zyrtare që të njoftohen me lëndën.
Procedura vazhdon nesër në hetim të të akuzuarve me propozim të mbrojtjes.
Avokatët, të cilët sot në mesditë ishin emëruar me detyrë zyrtare katër të akuzuarve në lëndën “TNT”, kërkuan anulimin e seancës së sotme gjyqësore me qëllim që të njoftohen me lëndën.
“Nuk është korrekte që të përfaqësojë lëndë të cilat nuk i njoh aspak dhe do të dëshiroja që të anulohet seanca e sotme gjyqësore dhe t’iu lejohet kontroll në shkresat e lëndës”, deklaroi një nga avokatët.
“Nëse i akuzuari e njofton gjykatën se ka zgjedhur avokat, gjykata do ta revokojë avokatin e emëruar me pozitë zyrtare”, deklaroi ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, i cili është një nga të akuzuarit për
rastin.
Gjykatësi Ognen Stavrev për këtë reagoi se Strashevski i pasigurt sigurisht ekzistoi, por se sot nuk është i pranishëm.
“Besoj se keni dhënë autorizim ndonjë avokati Strashevski, që sot nuk është i pranishëm. Ku është ai autorizim, ju sot vetëm gojarisht thatë se e keni emëruar si avokat”, deklaroi Stavrev.
Paraprakisht gjykata i dënoi me nga dy mijë euro avokatët Boro Tasevski, Merxhan Dauti dhe Donço Nakov për ofendim të ashpër të Gjykatës dhe zvarritjen e procedurës.
Avokatët Dauti dhe Nakov nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme gjyqësore, për shkak të obligimeve në gjykime të tjera, ndërsa avokati Tasevski, për shkak të autorizimit të anuluar.
Mospraninë e avokatëve, Gjykata e vlerësoi si ofendim të ashpër dhe zgjatje të procedurës dhe tha se të akuzuarit do të kenë avokatë me detyrë zyrtare dhe dha pauzë prej gjysmë ore që në mënyrë procesuese të përfundohen
punët.
Rastin e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i akuzës është Burim Rustemi nga PTHP Kumanovë.
Për këtë vepër të akuzuar janë shumë persona në mesin e të cilëve edhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe kryetari i atëhershëm i komunës Gazi Babë Toni Trajkovski, përderisa në mungesë gjykohet ish
kryeministri Nikolla Gruevski.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...