Në seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit, gjykatësja Dobrilla Kacarska i dënoi me nga një mijë euro avokatët e disa të akuzuarve dhe i largoi nga salla.
Gjykatësja Dobrila Kacarska ka vendosur për një veprim të tillë për shkak të reagimit të palës mbrojtëse se në ndërtesën e vjetër të Gjykatës Penale nuk mjafton hapësira për 50 të pranishëm, pjesëmarrës në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit.
Duke pasur parasysh se palës mbrojtëse u mohohet e drejta për t’i mbrojtur, të akuzuarit duhet të presin që Gjykata t’u caktojë avokatët.
Prokurorja e lëndës theksoi se tendenca e avokatëve është diçka tjetër dhe nuk është pjesa për hapësirën brenda gjykatës, sepse edhe në të kaluarën gjykimet janë zhvilluar në hapësirat e njëjta.
Përndryshe, në seancën e sotme për shkaqe teknik u anulua edhe dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur për këtë rast./telegrafi
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...