Vesna Dimishkova, gjykatëse e procedurës paraprake për krim të organizuar në Gjykatën Penale, sot është marrë në pyetje nga shefja e Prokurorisë Themelore për Krim të Organizuar Villma Ruskovska.
Nuk dihet nëse ajo është ftuar si dëshmitare ose si person që mund të jep informacione të caktuara. Ndërsa mundësia tjetër është që ajo të jetë e dyshuar, përcjell Telegrafi Maqedoni
Dimishkova, sipas informacioneve jozyrtare, merret në pyetje pasi e ka denoncuar të dyshuar në rastin “Perandoria” Orce Kamçev, se edhe ai ka qenë pjesë e grupit me Katica Janevën dhe “Boki 13”, i cili ka kërkuar haraç nga persona të dyshuar në lëndë të ndryshme.
Dimishkova është gjykatëse e cila gjatë kohës së OBRM-PDUKM-së e nënshkroi urdhërin që Janeva të futet në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të bëjë kontrolle, si dhe të nxjerrë dëshmi për përgjimet e paligjshme.
Dimishkova po ashtu ka dhënë urdhër që PSP të kontrollojë shtëpinë e tashmë të ndjerit Kosta Krpaç, në hetimet për rastin “Arka”, i cili ka të bëjë me blerjen e pajisjeve për përgjim.
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...