Google ADS

Gjykatësit e Maqedonisë nuk janë të kënaqur me reformat në sektorin e gjyqësisë

22:56 | 17 Maj 2018
Arbresh.info

Ndryshimet e fundit dhe plotësimet e ligjeve për gjykatës dhe për këshilla gjyqësor nuk i kanë plotësuar pritshmëritë e gjykatësve.

Kështu thotë Shoqata e gjykatësve të Republikës së Maqedonisë (SHGJRM), përmes një njoftimi për media.

Sipas tyre, posaçërisht aspekti i përgjegjësisë disiplinore të gjykatësve dhe baza për shkarkim janë kontestuese.

Këshilli drejtues i Shoqatës konsideron se ndryshimet nuk janë në një linjë me Strategjinë për reforma në sektorin për gjyqësi, për periudhën 2017-2022, dhe përcaktimin e shprehur për një qasje gjithëpërfshirëse të gjykatësve në këtë proces, , përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këshilli përshëndet bashkëpunimin pozitë-opozitë për për të punuar së bashku në agjendën reformuese në këtë sektor, por konsideron se parësore duhet të jenë përcaktimet për gjyqësi të pavarur, përmes krijimit të mekanizmave të qëndrueshme që do ta garantojnë këtë, duke i respektuar përcaktimet e gjykatësve të shprehura në më shumë dokumente të dorëzuara në Qeveri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme