Pas kërkesës së PSP-së për paraburgim dhe masa tjera ndaj të dyshuarve në rastin “Tarifa”,”Trezor”, “Titanik”, “Toplik”, “Tenderët” dhe “TNT”, Gjykata Themelore Shkup ka dhënë vendimin.
Gjykata nuk ka dhënë ndaj asnjërit masë paraburgimi duke lënë në gjendje të lirë 94 personat e akuzuar, mes tyre edhe politikanë të lartë si ish-kryeministri Nikolla Gruveski.
Ndërsa për disa të dyshuar ka dhënë vendim masën e përkujdesjes “marrja e pasaportës” dhe detyrim paraqitjeje çdo të hënë në Gjykatë.
Kjo do të thotë se Këshilli Penal ka refuzuar kërkesat për paraburgim të Elizabeta Kançeska-Milevska, për Vlladimir Peshevskin i cili është i dyshuar për ndërtimin e autostradave dhe për Toni Trajkovskin kryetar i Komunës së Gazi Babës.
Sa i përket ish-kryeministrit Gruevski dhe ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov , për të cilët është kërkuar paraburgim, Gjykatanjoftoi se ka caktuar trupën gjykuese.
Prokuroria Speciale pritet të dërgojë edhe materiale shtesë për dy raste në Gjykatën Penale.
VMRO-DPMNE e Gruevskit e ka cilësuar si sulm politik akuzën e Prokurorisë Speciale, duke thënë se kjo e fundit është në shërbim të LSDM-së.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...