Një gjykatë në Budapest ka refuzuar kërkesën e Maqedonisë Veriore për ekstradimin e ish-kryeministrit të saj, Nikola Gruevski.
Gruevski iku nga Maqedonia Veriore nëntorin e vitit të kaluar për t’i ikur dënimin me burg prej 2 vjetësh për korrupsion dhe më vonë fitoi statusin e azilantit në Hungari, raporton AP.
Gjykata e Budapestit tha të enjten se kërkesa për ekstradim nuk mund të aprovohet pasi që sipas ligjit, njerëzit që marrin azilin nuk mund të ekstradohen në vendin nga ku kanë ikur.
Gruevski, i cili drejtoi vendin për një dekadë deri më 2016, është një aleat i kryeministrit hungarez, Viktor Orban, dhe shkoi në Hungari pasi udhëtoi përmes disa vendeve ballkanike në vetura diplomatike hungareze dhe ishte i shoqëruar nga diplomatë hungarezë.
Më herët gjatë muajit, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, u tha deputetëve se takohet vazhdimisht me Gruevskin në zyrën e tij për t’u konsultuar rreth çështjeve për Ballkanin Perëndimor./AP/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...