Gjykata e Komotinisë ka dënuar me 15 vjet burg dy ekstremistë islamikë të arrestuar nën akuzën e armëmbajtjes pa leje në janar 2016, në stacionin e autobusëve në Aleksandrupoli.
Dy të akuzuarit janë shpallur fajtorë nga gjykata dhe janë dënuar pas vërtetimit të akuzave. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 30-vjeçar me shtetësi suedeze dhe një 20-vjecar Jemenas, të arrestuar nën akuzën e anëtarësimit në Shtetin Islamik, ndihmë për organizatat ekstremiste dhe atmatosjen e tyre.
Në momentin e arrestimit atyre iu gjetën hanxharë dhe materiale propagandistike pro Shtetit Islamik. Ata po bëheshin gati të udhëtonin në një autobus me destinacion Athinën.
Prej hetimeve rezultoi se dy personat tentonin të krijonin celula të ISIS në kryeqytetin helen, prej nga ku do të organizonin sulme terroriste.
Informacionet e dhëna shërbimeve sekrete greke nga homologët e tyre suedezë dhe amerikanë shërbyen për parandalimin e celulës terroriste që ata donin të krijonin.
Ndonëse dy të akuzuarit nuk pranuan akuzat ndaj tyre, ata nuk mundën t’i bindnin gjykatësit, të cilët kishin prova të forta për aktivitetin e tyre terrorist. Avokatët e dy luftëtarëve të ISIS deklaruan se do ta apelojnë vendimin.
Në Greqi mbahen në izolim dhjetëra emigrantë të dyshuar si anëtarë të ISIS. Shumë prej tyre merren në pyetje në zyrat e shërbimeve sekrete dhe depërtohen me procedura të përshpejtuara në vendet e origjinës.
Organet greke kanë refuzuar të deklarojnë numrin e saktë dhe emrat e të dyshuarve si anëtarë të ISIS që mbahen në ambientet e paraburgimit në vend.
Ky është gjyqi i parë i këtij lloji në Greqi dhe lajmi për dënimin e të akuzuarve bëri jehonë në mediat vendase dhe ato ndërkombëtare.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...