Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Jovo Vangelovski dhe koleges së tij Rahilka Stojkovska për të përjashtuar disa nga gjyqtarët që duhet të vendosin mbi ankesat e paraqitura nga të dy gjyqtarët pas vendimit të Këshillit Gjyqësor që të pushohen nga puna.
“Seanca e përgjithshme e Gjykatës e Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e mbajtur më 3 mars 2020, vendosi për kërkesat për shkarkimin e anëtarëve të këshillit të apelit për dy rastet të ngritura në apel para Gjykatës së Lartë kundër vendimit të Këshillit Gjyqësor për shkarkimin e gjyqtarëve, të cilat të njëjtat janë refuuar”, thuhet në deklaratë.
Nga gjykata nuk tregojnë se për cilët gjyqtarë është kërkuar që të shkarkohen.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...