Google ADS

Gjykata e Apelit më 30 gusht do të vendos për burgosjen e Gruevskit

13:57 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info

Gjykata e Apelit më 30 dhe 31 gusht do të mbajë seancë në të cilën do të diskutojë për ankesën e Nikolla Gruevskit për dënimin me burg në lëndën “Tanku”.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska e ka shkruar aktgjykimin për Gruevskin dhe Gjoko Popovskin në mbi 200 faqe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas dënimint me burg prej 2 vite për blerjen e makinës luksoze “Mercedes”, Nikolla Gruevski përmes avokatëve të tij dorëzoi ankesë për vendimin e gjykatës.

Përndryshe, Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski u shpallën fajtor në lëndën “Tanku”. Ish-kryeministri u dënua me 2 vite burg efektiv, ndërsa Popovski me 6 vite dhe 6 muaj burg efektiv.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme