Gjykata Penale e Shkupit duke vepruar në lëndën penale “Titanik 3” pranoi ankesat e të akuzuarve Ismet Guri dhe Ejup Alimi dhe anuloi vendimi e shkallës së parë.
“Pas mbajtjes së seancës më datë 12.04.2021, u morr vendim ku pranohen ankesat e të akuzuarve I.G dhe E.A nga Shkupi, të deklaruara përmes avokatëve të tyre. U anulua gjykimi i shkallës së parë dhe ktheu lëndën para Gjykatës Penale sërish për gjykim”, thonë nga Gjykata Penale e Shkupit.
Ndryshe, Ismet Guri dhe Ejup Alimit më 31 mars u dënuan me nga tre vite e gjysmë burg për rastin “Titanik 3”, për shkak të shkatërrimit të materialit zgjedhor në zgjedhjet lokale në Çair.
Gjyqtarja Marija Kletniçka gjatë shpalljes së gjykimit tha se i akuzuari Guri është fajtor për shkak se gjatë zgjedhjeve lokale në Komunën e Çairit, në vitin 2013, bashkërisht me dëshmitarët Blerim Muhaxherin dhe Qani Toçin kanë kurdisur procesverbalet e votimit. I akuzuari tjetër, Ejup Alimi, sipas gjykatës, ishte fajtor që ka ndërmarrë veprime për shkatërrim të materialit zgjedhor./Telegrafi/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...