Gjykata e Apelit ka filluar me shqyrtimin e lëndës së Almir Aliut për delegimin e kompetencave të Gjykatës Themelore të Kumanovës në Gjykatën Penale të Shkupit.
Burime të Alsat nga gjykata e shkallës së dytë bëjnë të ditur se lëndë do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë për referim.
Pas mendimit të organit të akuzës, Apeli do të vendosë mbi kërkesën e palës së dëmtuar, nëse gjykimi vazhdon në Kumanovë apo fillon nga e para në gjykatën e shkallës së parë në Shkup.
Kërkesa e avokatit të familjes Aliu për largimin e lëndës nga Kumanova vjen pas mohimit që Gjykata Themelore i bëri kërkesës së tyre për të pasur gjykatës shqiptar në trupin gjykues dhe mohimi që i bëri Prokuroria Themelore Publike për të tërhequr nga përfaqësimi i akuzës, prokuroren Suaza Kusigerska./Alsat
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...