Google ADS

Gjykata e Apelit e vërtetoi dënimin ndaj Katica Janevës dhe Boki 13

14:24 | 21 Korrik 2021
A. B.

Gjykata e Apelit në Shkup, në lidhje me lëndën “Haraçi”, mori vendim nga ku ankesat e Bojan Jovanovskit dhe Katica Jaenva i refuzoi si të pabazuara, ndërsa vendimin e nivelit të parë e vërtetoi.

Nga gjykata njoftojnë se vendimi do të publikohet në ueb-faqen e gjykatës.

Ndryshe, Jovanovski dhe Janeva u shpallën fajtorë për rastin “Haraçi” në qershor të vitit të kaluar. Jovanovski u dënua me 9 vite burg, ndërsa Janeva 7 vite burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Krahas dënimeve me burg, u morr vendim edhe për konfiskimin e gjërave të Jovanovskit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme