Në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut Gjykata Administrative në seancën e mbajtur më 17 korrik, duke vendosur për padinë e paditësit Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes dr. Dragi Rashkovski, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, solli vendim dhe e publikoi vendimin me të cilën e respektoi padinë e paditësit Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Sekretariati i Përgjithshëm dhe e hodhi poshtë vendimin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si të pabazë me atë që ankesën e OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit “Ripërtëritje e Maqedonisë” të parashtruar nga nënshkruesi i autorizuar Igor Janushev nga Velesi më 7 korrik të vitit 2020 deri te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e refuzoi si të pabazë.
Siç bënë të ditur nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, ky vendim i Gjykatës Administrative vjen pas ankesës së parashtruar të OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit “Ripërtëritje e Maqedonisë” në lidhje me publikimin e “Konkursit për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve për masa për përballje me krizën KOVID-19” dhe me nënshkrimin e marrëveshjeve për ndihmë financiare për pagesë të mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën e fushatës zgjedhore për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Në shpjegimin e Gjykatës Administrative në lidhje me refuzimin e vendimit të KSHPK-së dhe të ankesës së OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit “Ripërtëritje e Maqedonisë” thuhet se në këtë rast është bërë pagesa nga Buxheti i RMV-së, për çka janë marrë disa vendime dhe Program për sigurimin e mbështetjes financiare, në situatë të jashtëzakonshme dhe pagesa ishte vetëm një realizim i këtyre vendimeve dhe programeve, i qartë nga marrëveshjet e bashkangjitura, dhe se është e parëndësishme nëse pagesa është bërë para zgjedhjeve të 15 korrikut 2020″, thuhet në shpjegimin e Gjykatës Administrative .
Për më tepër, thuhet, Gjykata Administrative në shpjegim thotë se në përputhje me nenin 9 paragrafi 1 të Dekretit me fuqi ligjore për çështje që lidhen me zgjedhjet e deputetëve për kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 15 korrik 2020 (të publikuar në “Gazetën Zyrtare të RMV-së” nr. 160/2020 të 15.06.2020) nga dita e hyrjes në fuqi e këtij dekreti me fuqi ligjore e deri në ditën e përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, nuk zbatohen nenet 8-a, 75-g, 75 d dhe 84 -a nga Kodi Zgjedhor, si dhe neni 34 i Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit.
“Qëllimi i realizimit të marrëveshjeve, sqaron Gjykata Administrative, është kryesisht në ofrimin e ndihmës për ata që kanë nevojë për të, mbështetje financiare për shkak të krizës globale për shkak të pandemisë KOVID-19 për të cilën u bashkëngjitën prova se të gjitha procedurat ishin respektuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, ndërsa data e pagesës nuk është e diskutueshme për gjykatën, pra pagesa para kohe do të thotë ndihmë më e shpejtë financiare në kushtet e pandemisë”, thuhet në kumtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë.