Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq ka tentuar të bind serbët se partitë në Kosovë nuk janë të ndarë, duke bërë fushatë sidomos për Listën Srpska.
Ai ka thënë se është pikërisht Lista Serbe e cila do të sigurojë mbijetesën dhe të ardhmen e serbëve lokalë në Kosovë, transmeton lajmi.net
“Serbët në Kosovë nuk shkojnë në votime të ndarë në gjashtë grupe, por në një dhe ajo quhet Lista Serbe. Serbia është e bashkuar që partitë në Kosovë të sigurojnë interesat e popullit serb”, tha para gazetaërve Gjuriq pas një takimi që e zhvilloi Aleksandr Vuçiq me Listën Serbe.
Ai ka siguruar përfaqësuesit e serbëve në Kosovë se do të parandalojë çdo tentim që vota të vjedhet dhe të abuzohet.
“Njerëzit tanë në Kosovë duhet të mblidhen rreth Listës Serbe sepse kjo do të thotë mbështetje e insitutcioneve serbe në Kosovë”, tha Gjuriq.
Sipas tij, Lista Serbe është e vetmja që ruan interesat e Serbisë, duke folur me theks të veçantë për themeluar Ushtrinë e Kosovës.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...