Gjuriq: Serbia nënshkroi letrën mbështetëse për Guterresin

15:29 | 18 Tetor 2024
R J

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi se Serbia ka nënshkruar një letër mbështetjeje për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, të cilin Izraeli e shpalli “persona non grata”, raporton N1, transmeton Klan Kosova.

Gjuriq në Beograd, në një konferencë të përbashkët pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë tha se nuk janë të sakta raportet e mediave se Serbia nuk e ka nënshkruar letrën e mbështetjes.

“Serbia nënshkroi një letër mbështetjeje për Guterresin, por Serbia nuk do të lejojë mediat të vendosin se kur të publikojnë diçka. Ashtu siç ishte e pavërtetë që ne nuk i dënuam sulmet e Izraelit ndaj pozicioneve të UNIFIL ku ndodhen edhe ushtarët tanë. Megjithatë, tha Gjuriq.

Në një letër të përbashkët, 105 vende kërkuan respekt për udhëheqjen dhe misionin e OKB-së, bashkëpunim konstruktiv dhe shmangien e veprimeve që mund të dobësojnë rolin kyç të OKB-së në zgjidhjen e konflikteve dhe mbështetje për iniciativat që kontribuojnë në një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme të krizës në Lindjen e Mesme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme