Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit do të jenë vendimtare për ruajtjen e pavarësisë së Malit të Zi, përballë përpjekjeve nga Serbia dhe Rusia për të sjellë në pushtet aleatët nacionalistë dhe anti-perëndimorë, njoftoi partia e tij të mërkurën.
Gjukanoviq tha se po zhvillojet një “luftë mediatike dhe politike” kundër tij dhe Partisë së tij Demokratike të Socialistëve (DPS), për ta vënë Malin e Zi “nën ombrellën e Beogradit dhe të Moskës” dhe për ta penguar atë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Gjukanoviq tha se DPS nuk do të lejojë që “ideologjia e errët e mesjetës” të mbizotërojë në zgjedhje, raporton REL.
Me këtë, ai iu referua Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, e cila ka udhëhequr një seri protestash kundër qeverisë së tij.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka mohuar akuzat se Serbia, aleate e afërt e Rusisë, është duke ndërhyrë në zgjedhjet në Mal të Zi përmes mediave dhe kishës.
Një ligj për pronat fetare në Mal të Zi ka shkaktuar prortesta të serbëve tash e sa muaj.
Serbët përbëjnë rreth 30 për qind të popullsisë prej 620,000 banorësh të Malit të Zi.
Sipas kundërshtarëve, ligji do të çojë në konfiskimin e pronës së Kishës Ortodokse Serbe nga shteti malazez, gjë që mohohet nga Qeveria malazeze.
Në zgjedhje, partia në pushtet e Malit të Zi, DPS, do të sfidohet nga një grup pro-serb dhe një aleancë tjetër opozitare që e akuzon Gjukanoviqin dhe qeverinë e tij për korrupsion të përhapur.
Sondashet e opinionet tregojnë se DPS do të fitojë shumicën e votave, por jo të mjaftueshme për të qeverisur e vetme.
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së