Presidenti i ri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë se ka përmbushur premtimin, duke fituar zgjedhjet që në rrethin e parë të votimit.
Ai beson se fitorja nënkupton mbështetjen e rrugës së Malit të Zi në Bashkimin Evropian.
“Jam i bindur se nuk do t’i humbim pritjet e qytetarëve dhe se në pesë vitet e ardhshme do ta bëjmë këtë hap përfundimtar”, tha Gjukanoviq në ndërtesën e qeverisë së vjetër.
Ai tha se e vlerëson entuziazmin, besnikërinë dhe angazhimin e qytetarëve dhe se është i lumtur të kuptojë se në këtë mënyrë do të çojë në një jetë më të mirë edhe pse kanë probleme në jetën e përditshme.
Ai falënderoi DPS-në dhe partnerët e koalicionit dhe tha se ata ishin “një koalicion i pamposhtur”./koha.net/
Italia kërkon lirimin e gazetares, Cecilia Sala nga burgjet ...
Si të nisim vitin e ri me energji dhe qëllime pozitive?
Real Madrid po synon përforcime të reja nga Lig Premier
Kush është Pam Bondi, e emëruara e Trump për postin e prokur...
Sherri në Sarandë, policia arreston 8 persona, mes tyre 4 po...
Aksidenti në RMV, mjeku flet për gjendjen e 4-vjeçarit që sh...