Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, është shprehur se partia e tij do të mbështesë një qeveri të pakicës, të propozuar nga Dritan Abazoviq, si e vetmja garanci për të mbrojtur vendin nga nacionalizmi serb.
Në një intervistë për Deutche Welle, Gjukanoviq tha se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) i ka ofruar mbështetje qeverisë pakicë edhe pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, duke besuar se ‘do të jetë shumë e rrezikshme për Malin e Zi, nëse koalicioni qeverisës bëhet kaq i varur nga nacionalizmi serbomadh’.
”Qeveria e deritanishme përbëhej nga tri koalicione, njëri prej të cilëve është koalicion i profilizuar qartë i Serbisë së Madhe. Ne kemi menduar se nëse një qeveri e tillë përcakton politikën shtetërore, kjo do të ishte shumë e rrezikshme për Malin e Zi”, tha ai.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi