Nacionalizmi i madh serb dëshiron të përfitojë nga rirregullimi gjeopolitik, pavarësisht faktit se Ballkanit tashmë kjo i ka kushtuar 150,000 jetë njerëzish, tha presidenti malazez Milo Gjukanoviq në një intervistë për televizionin RTL.
Duke folur për destabilizimin e rajonit vitin e kaluar, ai vuri në dukje se ishte një përpjekje për të rinovuar politikat e vjetra, retrograde të ndërtimit të shteteve të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe se ideja u nis si një alternativë për krijimin e shteteve të mëdha, etnikisht dhe fetarisht homogjene.
“Pastaj ajo ide u shemb dhe gati 150,000 njerëz e paguan me jetën e tyre. Tani, ndoshta të inkurajuar nga ndryshimet gjeopolitike, ideologët e atyre nacionalizmave të mëdhenj shtetorë po përpiqen ta rinovojnë atë ide dhe Mali i Zi është sulmuar, sepse ne e dimë se nuk ka ‘Serbi të Madhe’ pa Malin e Zi në përbërjen e tij”, tha Gjukanoviqi, raporton televizioni publik i Malit të Zi.
Ai theksoi se nuk ka dyshim se udhëheqja shtetërore e Serbisë, e kryesuar nga Aleksandar Vuçiq, qëndron pas kësaj.
“Pasi Serbia humbi Kosovën, Mali i Zi duket të jetë kompensimi më tërheqës dhe një pjesë e pashmangshme në mënyrë që të mbajë gjallë idenë e Serbisë së madhe”, beson Gjukanoviqi.
Sipas tij, Kisha Ortodokse Serbe është një instrument për realizimin e nacionalizmit serbomadh.
“Në vitet 1990, kishte më shumë nga këto instrumente – JNA, policia jugosllave, shërbimi jugosllav i sigurisë, zakonet dhe ligjet – ndërsa sot më nuk janë ato dhe vetëm Kisha Ortodokse Serbe ka pranuar të jetë instrument i projektit shtetmadh, i cili manifestohet shumë qartë në problemet aktuale në Mal të Zi”, tha me tej Gjukanoviqi.
I pyetur nëse mund të ketë konflikte serioze në Mal të Zi, Gjukanoviqi tha se “nuk është e lehtë të merresh me Serbinë, veçanërisht nëse e dini se një forcë gjeopolitike siç është Rusia qëndron pas saj”./blic/
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...