Presidenti i Malit të Zi, i cili akuzoi qeverinë aktuale për paqëndrueshmëri, beson se një koalicion i ri i gjerë mund të formohet shumë shpejt. Millo Gjukanoviç ka deklaruar se do të krijojë një qeveri të re me Lëvizjen Qytetare të URA-s së Dritan Abazoviçit.
Në të njëjtën kohë, ai përjashtoi mundësinë e partneritetit të DPS-së me Frontin Demokratik. “Unë ende njoh disa kapacitete demokratike midis Demokratëve dhe URA-s”, tha Gjukanoviç.
Ai beson se është e mundur të arrihet një koalicion më i gjerë dhe mendon se do të ishte i dobishëm për Malin e Zi. “Na duhet të na jepet një shans dhe mendoj se do ta institucionalizojmë atë shumë shpejt”, tha Gjukanoviç.
Ai përsëriti se qeveria aktuale u formua nën kujdesin e një komuniteti fetar – Kishës Ortodokse Serbe dhe e quajti periudhën pas 30 gushtit të vitit të kaluar, kur DPS-ja e tij humbi pushtetin pas 30 vjetësh, “fillimi i sezonit të ngrënies”. “Gjithçka që ka të bëjë me DPS po hahet. Sulmet janë një arsye shqetësimi dhe një arsye për një reagim që nuk është gjithmonë institucional. Nëse dikush guxon në qëllimin e tij të çmendur për t’i interpretuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare si e drejtë për ta përmbysur shtetin, unë me të vërtetë mendoj se nuk ka asnjë lidhje me politikën. Çfarë mendoni, nëse dikush sulmon shtëpinë tuaj, ju duhet të mblidhni një këshill familjar për të biseduar ndërsa dikush po ua shkatërron shtëpinë? Jo. Ju duhet ta mbroni shtëpinë”, tha Gjukanoviç./balkanweb/
Sot pritet të fillojnë punimet në rrugën “Rexhep Luci” në Pr...
Sot mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të ...
Parashikimi i motit për sot
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...