Gjuha Shqipe, prezente në Maqedonie dhe para pazareve politike (DOKUMENT)

11:01 | 3 Mars 2017
Arbresh.info

Në Maqedoni këto ditë ka qenë aktive propaganda dhe gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve që mbi të gjitha bazohet në luftën ndaj gjuhës shqipe që duhet të jetë gjuhë zyrtare në këtë shtet ku shqiptarët janë shtetformues.

Debati dhe gjuha e urrejtjes ndaj gjuhës shqipe është nisur prej momentit kur partitë shqiptare në Maqedoni kanë nxjerrë si kusht për pjesmarrje në qeveri, deklaratën e përpiluar ku përfshihen të gjithë të drejtat e shqiptarëve në shtet.

Por, a ka nevojë për debat dhe gjuhë të urrjejtjes ndaj një gjuhë e cila është folur dhe është përdorur edhe nëpër dokumente zyrtare edhe më herët?

Shembull për përdorimin e gjuhës shqipe edhe më herët, janë dokumentet e siguruara nga Telegrafi Maqedoni ku shihet qartë se edhe atëherë flitej dhe shkruhej shqip, pa kërkesë apo kushte të partive politike.

shqip-4 shqip-1 shqip-2 shqip-3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme