Spasovski: Gjuha dhe të drejtat gjuhësore janë të rëndësishme për arritjen e barazisë dhe për realizimin e konceptit një shoqëri për të gjithë
Gjuha dhe të drejtat gjuhësore janë shumë të rëndësishme për arritjen e barazisë dhe për realizimin e konceptit një shoqëri për të gjithë qytetarët si përcaktim strategjik i Qeverisë sipas reputacionit të idesë së madhe evropiane Të bashkuar në diversitetet. Përcaktimi i tillë i cili është sqaruar në Strategjinë kombëtare për zhvillimin e konceptit të një shoqërie për të gjithë qytetarët kërkon promovim të vazhdueshëm të pluralitetit gjuhësor dhe kohezionit të tij.
Këtë e theksoi kryeministri teknik, Oliver Spasovski në fjalimin në diskutimin e sotëm publik për promovimin dhe ngritjen e vetëdijes për gjuhën amë dhe diversitetin kulturor kundrejt shënimit të 21 shkurtit – Ditës ndërkombëtare të gjuhës amë, ndërsa në kuadër të përgatitjeve për sjelljen e Programit për ngritjen e vetëdijes publike për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Qëllimi i këtij programi, shtoi ai, është të kuptohet rëndësia dhe përfitimet që do t’i krijojë zbatimi i këtij ligji në shtet.
“Zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve bazohet në promovimin e vlerave themelore njerëzore, barazi e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të respektimit të diversiteteve. Koncepti i diversitetit në RMV duhet të pranohet si urë mes bashkësive të ndryshme etnike në vend. Si imazh identik i konceptit të BE-së dhe NATO-s si organizata të cilat në diversitet e gjetën dhe e përforcuan unitetin”, ka thënë Spasovski.
Sipas tij, nëse secili qytetar ka të drejtë të flasë në gjuhën e tij amë, me këtë nuk humbasin qytetarët tjerë, por përfiton Maqedonia e Veriut si shtet qytetar dhe demokratik. Ne si popull shumicë në vendin tonë, tha Spasovski, kemi përgjegjësi të krijojmë politika dhe atmosferë për ruajtje, mbrojtje dhe avancim, afirmim dhe mbështetje të përdorimit të të gjitha gjuhëve tjera të pjesëtarëve të qytetarëve të cilët jetojnë në vend.
“Në nivel qendror, me zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve përdoret gjuha maqedonase dhe letra e saj cirilike dhe gjuha shqipe dhe letra e saj. Në nivel lokal përdoren shumë gjuhë përveç gjuhës maqedonase. Gjuha shqipe përdoret në 25 komuna, gjuha turke në 10 komuna, gjuha serbe në tre komuna, gjuha rome dhe boshnjake në dy komuna dhe gjuha vllahe në një komunë. Kjo tregon transparencë në shoqërinë tonë në të gjitha nivelet për qytetarët e saj”, thotë Spasovski.
Ministri për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Sadulla Duraki, theksoi se pas mbushjes një vjet nga miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me të cilin gjuha shqipe u bë gjuhë zyrtare në shtet, të gjithë qytetarët në vend e kuptuan se përdorimi i gjuhës së një kombi tjetër, diversiteti gjuhësor në shtet është përparësi, e jo pengesë për zhvillim.
“Jam i vetëdijshëm se përveç sanksioneve ligjore, implementimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në masë të madhe varet edhe nga vullneti dhe vetëdija e qytetarëve për zbatimin e tij. Shumica e sfidave të cilat na kanë ndodhur dhe të cilat do të shfaqen para nesh në këtë proces duhet të mundësojmë të gjithë së bashku t’i tejkalojmë”, ka thënë Duraki,
Në debat fjalim patën edhe drejtori i Agjencisë për realizimin e të drejtave të komuniteteve, Ilhan Rahman dhe drejtori i Agjencisë për zbatimin e gjuhëve që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ylber Sela./a.sh
Begaj takim me familjet shqiptare në Bolonjë: Krenar për suk...
Prokuroria e Posaçme dërgon për gjykim deputetin demokrat As...
Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të ...
Imitimi i banorëve të shtëpisë nga Gjesti shkakton të qeshur...
Erdogan bisedon me Putinin për konfliktin në Siri
Zelensky: Ukraina po përshpejton prodhimin e raketave të rej...